Delegacione në Shqipëri
DEinternational ofron një mundësi bashkëpunimi për kompanitë gjermane për hyrjen në tregun shqiptar, jo vetëm në një sektor, por edhe në disa të tillë njëkohësisht. Në tregun vendas, këto bashkëpunime kanë rezultuar pozitive, sepse kompanive te ndryshme ju është dhënë mundësia e prezantimit ndërmjet tyre të interesave te bashkëpunimit dhe të biznesit. Kryesisht, bizneset e vogla dhe ato të mesme mund të përfitojnë nga ky shërbim, me qëllim zgjerimin dhe forcimin e tyre në treg.