Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike gjermano-shqiptare
Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri është themeluar falë inisiativës të disa sipërmarrjeve në vend, dhe Ambasadës Gjermane në vitin 2009.
Me rreth 90 sipërmarrje anëtare, ajo njihet si Shoqata Ekonomike dypalëshe më e rëndësishme në Shqipëri, si dhe institucioni për nxitjen e marrëdhënieve ekonomike gjermano-shqiptare.
Në të njëjtën kohë DIHA, njihet si platforma e takimeve individuale, shkëmbimeve të ideve dhe eksperiencave ndërmjet anëtarëve.
Shfrytëzoni përparësitë e rrjetit tonë. Bëhuni dhe ju anëtare. Na kontaktoni tani!