DIHA 10 Vjet
DIHA, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri publikoi në prill të vitit 2018 broshurën "DIHA 10 Vjet" në gjuhën gjermane dhe në gjuhën shqipe.
Qëllimi dhe roli i DIHA-s është forcimi dhe rritja e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë. Nëpërmjet informacioneve të këtij publikimi synohet tërheqja e vëmendjes së kompanive dhe investitorëve gjermanë për të ushtruar biznesin e tyre si dhe për të investuar në Shqipëri. Gjithashtu kompanitë të cilat janë prezente në rajon, mund të tregojnë interes për të ardhur e investuar në Shqipëri.
Në rast interesi, Ju lutem kontaktoni zyrën tonë, ne me kënaqësi do t'ju dërgojmë broshurën e shtypur!
* Të gjitha pjesët e këtij botimi janë të mbrojtura me të drejtën e autorit. Ndalohet ruajtja, riprodhimi, shpërndarja ose përpunimi në formë të shtypur, elektronike si dhe në çdo lloj forme tjetër, pa miratimin paraprak të botuesit.