Shërbimi i Ekspertëve Seniorë

Senior Expert Service (SES) është një mundësi për të sjellë përvojën dhe njohuritë praktike të ekspertëve gjermanë drejt suksesit apo zhvillimit të biznesit ose organizatës suaj!

Shërbimi i Ekspertëve Seniorë(SES) është një organizatë udhëheqëse gjermane që ka mbështetur transferimin e njohurive dhe ekspertizës që nga viti 1983 dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria Federale Gjermane. SES është një organizatë jofitimprurëse e cila nëpërmjet ekspertëve seniorë u ofron kompanive dhe institucioneve si në Gjermani ashtu edhe jashtë saj konsulencë dhe mbështetje praktike. Ekspertët mbështesin me njohuritë e tyre të specializuara dhe përvojën e gjatë profesionale kryesisht kompani të vogla dhe të mesme, institucione publike, bashki apo komuna, institucione arsimore dhe organizata ndërkombëtare. Ekspertët e SES-it përfaqësojnë mbi 50 sektorë, duke nisur nga elektronika, industria mekanike, bujqësi, marketing, administrate, industria kimike, shëndetësi e deri tek bukëpjekësit, kasapët ose marangozët.

Dëshironi të shfrytëzoni shërbimet e një eksperti senior?

Atëherë, lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme.

Geri Oshafi
Shërbimi për Anëtarët & Përfaqësuese e SES në Shqipëri
E-Mail