Prezantimi i sipërmarrjes Suaj

Për anëtarët e DIHA-s ofrojmë prezantimin e produkteve dhe shërbimeve në mediat tona.

Për shembull:

  • Në lajmet e DIHA-s;
  • Regjistrimi në listën online të anëtarëve në rajon;
  • Mundësia e krijimit të banerit në faqen tonë të internetit, publikimet e njoftimeve në mediat e shkruara, etj..

Nëse jeni të interesuar për më tepër detaje, ju lutemi të na kontaktoni. 

Rrjet kontaktesh

DIHA sjell njërëzit së bashku, krijon platforma për shkëmbime të ndërsjellta, krijimin e kontakteve dhe mundësinë e të bërit biznes.

Njihuni me aktivitetet tona për zgjerimin e rrjetit Tuaj!Krijoni kontakte me anëtarë të tjerë, miq dhe partnerë të DIHA-s si dhe zgjeroni kontaktet tuaja me klientët potencialë!

Akses në informacionet e veçanta

Ne informojmë anëtarët tanë për zhvillimet më të reja në marrëdhëniet ekonomike gjermano-shqiptare si dhe vemë në dispozicion informacione të posaçme në të cilat bëjnë pjesë:

  • Buletini jonë informativ
  • Informacione ekonomike të institutit GTAI
  • Anketat e zhvilluara prej nesh për problematikën tatimore dhe cilësitë e përgjithshme të të bërit biznes të sipërmarrjeve
  • Anketimet tona për studimet e tregut

Vetëm me njohuri të natyrës specifike të çdo tregu mund të identifikohen pikat e forta dhe të dobëta, shanset dhe rreziqet.

Lista online e anëtarëve

Lista e anëtarëve përmban të gjitha informacionet e rëndësishme të kontakteve më anëtarët tanë si dhe përkatësinë e sektorëve.

Nëse bëheni anëtarë ju do të bëheni pjesë e bazës tonë të të dhënave si dhe  ju ofrohet akses i lirë në listën e anëtarëve.

Anëtarët e rinj të DIHA-s

  • Oracle Solicitors Albania
  • Edlira Buzani PF 
  • WILO Balgariya EOOD
  • Dyrrah Sped 
  • Agility Group Albania- AGA
  • GrECo Albania Insurance & Reinsurance Brokers sh.a.
  • RealCore Albania sh.p.k.
  • Austria Praemix sh.p.k.
  • AMEC sh.p.k.
  • Berati Tours Albania sh.p.k.
  • A.R.S Legal and Finanical Services
  • AK Partners Legal and Consulting
  • SOLARON sh.p.k.
  • Albanian Eagle Security System (AESS)
Bëhuni anëtar pranë DIHA-s