“Anëtarët për Anëtarët” Members-4-Members

Çfarë është programi Members-for-Members?

Members-for-Members është një program, ku anëtarët e DIHA-s u vënë në dispozicion anëtarëve të tjerë të DIHA-s produkte dhe shërbime me kushte të favorshme.

Kush përfiton nga programi Members-for-Members?

Nga shërbimet dhe ofertat përfitojnë të gjitha kompanitë anëtare të DIHA-s dhe sipas marrëveshjes edhe punonjësit e tyre.

Kompanitë anëtare të interesuara mund të drejtohen direkt në zyrat tona.

Ofertat Aktuale:

Austrian Institute of Excellence  organizon trajnimin e hapur me temë: “The Leadership Development Program”,  dhe u ofron anëtarëve të interesuar 10% zbritje.

Disa detaje rreth trajnimit:
- Data: 08 Tetor
- 2 ditë të plota: 8:00-17:00
- Vendndodhja: Tiranë
- Trajnuese: Larissa Winter
Hapi i parë i këtij projekti hedh themelet për një përvojë transformuese të hartuar për të forcuar aftësitë e lidershipit, për të ndërtuar vetëbesim dhe për të frymëzuar veprime të guximshme.

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni në adresën e emailit: tirana@aie.al ose në numrin e telefonit: 00355 68 20 50 672.

DHL ofron zbritje prej 25-30% për anëtarët e DIHA-s. 

Kalo & Associates ofron çmime të reduktuara në masën 10% për anëtarët e DIHA-s.