Hapja e degës së 12-të të Rossmann & Lala në Shqipëri

Më 13 qershor 2018 Rossmann & Lala hapi degën e re tek “Unaza e Re” në Tiranë dhe operon tashmë me 12 degë dhe me më shumë se 230 punonjës në Shqipëri.

Që në ditën e hapjes shumë klientë të interesuar vërshuan në filialin e ri, për të blerë produktet mjaft të njohura të Rossmann-it në Shqipëri.

Daniel Rossmann dhe Altin Lala erdhën posaçërisht nga Gjermania në ceremoninë e hapjes në Tiranë.

Rossmann & Lala sh.p.k. ka zgjeruar gamën e saj të produkteve për Shqipërinë. Përveç produkteve të njohura, tashmë ka dhe oferta për lodra për fëmijë. Planifikohet të hapen filiale të reja të Rossmann & Lala në Shqipëri.