Anëtari i ri DIHA-s, Copier & Computer Center, mbështet DIHA-n

Zyra e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri mundi të vazhdojë punën si zakonisht dhe pa problem, falë dhurimit të një pajisjeje nga anëtari i ri. Copier & Computer Center  (që vepron në sektorët: inxhinieri elektrike/elektronike, IT) me qendër në Tiranë, pajisi zyrën tonë në maj 2018 me një pajisje të re multifunksionale printimi, kopjimi dhe skanimi.  Në këtë mënyrë siguroi vazhdimin e punës tonë për anëtarët e DIHA-s, pas prishjes së pajisjes së mëparshme. Stafi i DIHA-s dëshiron të falënderojë anëtarin e ri dhe mirëpret me kënaqësi bashkëpunime të ardhshme.

Nëse edhe ju jeni të interesuar të pajisni zyrën tuaj ose të veproni me sisteme funksionale të IT-së, atëherë jeni të mirëpritur të kontaktoni Copier & Computer Center. Këto dhe detaje të tjera të kontaktit mund të gjenden në listën tonë online të anëtarëve.