Workshop mbi Ndryshimet Tatimore: Sfida në Zbatimin e Ligjit të Ri për Tatimin mbi të Ardhurat dhe Procedurat për Zbatimin e Marrëveshjeve për Shmangien e Tatimit të dyfishtë në Shqipëri
Më datë 19 dhjetor 2024, DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri), në bashkëpunim me Boga & Associates, organizoi një Workshop mbi sfidat në zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe risitë në procedurat e zbatimit të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë. Ky event i organizuar në ambientet e MAK Albania Hotel u prit me interes të madh nga kompanitë anëtare ku rreth 40 përfaqësues të kompanive ishin të pranishëm. Z. Andi Pacani, Partner pranë Boga & Associates mbajti një prezantim ku trajtoi legjislacionet dhe udhëzimet e fundit, dokumentacionet e nevojshme, afatat e përcaktuara, hapat e aplikimit si dhe sfidat e mundshme.
Ky Workshop u organizua në mënyrë interaktive, ku pjesëmarrësit patën mundësi të ishin pjesë e diskutimeve, nëpërmjet pyetjeve dhe komenteve rreth temave të trajtuara.
DIHA falënderon Boga & Associates për bashkëpunimin dhe të gjithë pjesëmarresit për angazhimin e tyre të vazhdueshëm!
Prezantimin e Z. Andi Pacani mund ta gjeni këtu.