Iniciativa e 10-të e Blerjeve në Ballkanin Perëndimor

Më 11 dhe 12 qershor 2024 u zhvillua në Mynih të Gjermanisë Iniciativa e 10-të e Blerjeve në Ballkanin Perëndimor, e cila organizohet nga BME (Bundesverband Materialwirtschaft Einkauf und Logistik e.V – Shoqata Gjermane e Menaxhimit të Blerjes dhe Logjistikës së Materialeve) në bashkëpunim me rrjetin e Dhomave të Jashtme Gjermane të Tregtisë (AHK) në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bledar Mankollari, drejtor ekzekutiv i DIHA-s ndoqi këtë aktivitet, i cili synon të lidhë blerësit gjermanë me furnizuesit kryesorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të gjetur zgjidhje të zinxhirit të furnizimit për bizneset e tyre dhe për të nxitur rritjen ekonomike në rajon e ballkanit Perëndimor në fushat si ndërtimi i makinerive, industria automotive, valvulave industriale, përpunimi i materialeve metalike, plastike, elektronike etj. Për takime B2B me kompanitë gjermane u përzgjodhen 6 kompani nga Shqipëria: Xoen sh.p.k., Everest Automotive sh.p.k., K-AKS sh.p.k., Selmani sh.p.k., PSZ Albania sh.p.k. dhe Pespa Aluminium sh.p.k.

Falënderojmë të gjithë kompanitë për pjesëmarrjen dhe urojmë të kenë bashkëpunime të frytshme në të ardhmen!