Get-Together: Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian 2024, Gjermani kundër Skocisë

Të premten, më 14 qershor 2024, ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian të Futbollit 2024, Gjermani-Skoci, mblodhi së bashku tifozë, partnerë gjermanë si edhe anëtarët e DIHA-s në oborrin e Ambasadës Gjermane. Mbrëmja u shoqërua nga një atmosferë festive, me ushqime e pije tipike gjermane dhe shoqëri të këndshme.

Të ftuarit ishin të emocionuar dhe brohoritjet mbushën oborrin e rezidencës, teksa kombëtarja gjermane shënoi disa herë në portën e kundërshtarit, duke e përfunduar ndeshjen me një rezultat 5-1.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe i urojmë suksese ekipeve në Kampionatin Evropian.