Dita e Industrisë 2024

Më 11 qershor 2024, Ministria e Mbrojtjes organizoi Ditën e Industrisë, pranë Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të fokusuar në mundësitë e të bërit biznesit me NCIA (Agjencia për Komunikim dhe Informacion) të NATO-s, NSPA (Agjencia për Mbeshtetjen dhe Prokurimin) dhe DoD (Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së).

Aktiviteti pati një numër të lartë pjesëmarrësish nga fusha e biznesit, duke përfshirë kompani anëtare të DIHA-s si Messer Albagaz, GALA, Gebrüder Weiss, Berdica Cerment, Lufthansa Group, Novamat, Water Boutique, Agility Group etj.

Aktiviteti nisi me fjalën përshëndetëse nga Ministri i Mbrojtjes z. Niko Peleshi. Më pas përfaqësuesit nga NSPA Z. Orhan Muratli dhe z. Francesco Romano, përfaqësuesit nga NCI zj. Jennifer Upton dhe zj. Dorina Cani si edhe z. David Miller dhe z. Brandom Morrison nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA shpjeguan nevojat dhe procedurat e detajuara mbi proceset e prokurimit, mundësitë e biznesit dhe partneritetet me NSPA, NCIA dhe DoD, ku gjithashtu ishte mundësia e sesioneve interaktive që adresonin pyetjet e pjesëmarrësve.

Në fund, e mori fjalën z. Gëzim Methoxha, Drejtor i përgjithshëm i politikave të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, ku theksoi se ky aktivitet ishte gjithashtu një mundësi shumë e mirë rrjetëzimi dhe angazhimi personal për pjesëmarrësit me përfaqësuesit e mbrojtjes.