Tryeza e rrumbullakët e biznesit për forcimin e kujdesit për të drejtat e njeriut në zinxhirët e furnizimit të turizmit në Shqipëri

Më 6 qershor 2024, Sekretariati i OSBE-së në Shqipëri dhe GIZ organizuan tryezën e rrumbullakët të biznesit për forcimin e kujdesit për të drejtat e njeriut në zinxhirët e furnizimit të turizmit në Shqipëri!

Në fokus ishin sfidat specifike të sektorit të turizmit në rritje të shpejtë në Shqipëri, në veçanti mungesa e fuqisë punëtore dhe rreziqet e mosrespektimit të të drejtave të punëtorëve.

Përfaqësues nga qeveria, shoqëria civile, sektori privat dhe ekspertë ndërkombëtarë u mblodhën për të diskutuar mbi politikat dhe zhvillimet ligjore, praktikat më të mira dhe masat mbështetëse për kompanitë që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e turizmit në Shqipëri. Si përfaqësues të DIHA-s morën pjesë znj. Stephanie Sieg-Farka, presidente e DIHA-s dhe menaxhere e përgjithshme pranë Tirana Business Park, MK-Hotel Tirana, si edhe drejtori ekzekutiv i DIHA-s, z. Bledar Mankollari.