Tryeza e dytë e grupit të punës për Qëndrueshmërinë e Prodhimit të Energjisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

Më datë 30 tetor 2023 u zhvillua takimi i dytë i grupit të punës për projektin e financuar nga CIPE (Centre for International Private Enterprise) mbi Qëndrueshmërinë e Prodhimit të Energjisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor në ambientet e Rogner Hotel.

Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësues të kompanive që operojnë në këtë fushë, përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga Enti Rregullator i Energjisë. Dr. Lorenc Gordani përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe bëri një përmbledhje të pikave të diskutuara gjatë mbledhjes së parë. I ftuar në këtë tryezë ishte dhe z. Dorian Pashaj nga Procredit Bank Albania, i cili informoi mbi mundësitë e financimit të instalimit të paneleve diellore për konsumatorët, afatet dhe interesat që aplikohen.

Gjatë këtij takimi të pranishmit diskutuan mbi problematikat më të hasura dhe se cfarë mund të përmirësohet për ta bërë këtë sektor më atraktiv.