Iniciativa e Blerjeve për Ballkanin Perëndimor 2023

Më 12 tetor u zhvillua në Këln, Gjermani “Iniciativa e Blerjeve për Ballkanin Perëndimor 2023”, në të cilën morën pjesë kompani blerëse gjermane dhe kompani shitëse nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. 

Ky aktivitet u organizua për të 9-tën herë, si pjesë e një projekti të përbashkët me Dhomat e Tregtisë së Ballkanit Perëndimor (AHK) dhe BME (Shoqata Gjermane e Menaxhimit të Blerjeve dhe Logjistikës së Materialeve). Projekti realizohet me mbështetjen e BMWK-së (Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës) si pjesë e programit të zhvillimit të tregut për bizneset e vogla dhe te mesme. Qëllimi i projektit është që blerësit gjermanë të gjejnë furnizues përkatës në zonat e mëposhtme të prodhimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor: përpunimi i metaleve, industria e furnizimit me automobila, industria e përpunimit të plastikës, inxhinieria elektrike dhe industria elektronike. 

Në këtë aktivitet morën pjesë 2 kompani nga Shqipëria, Everest Automotive sh.p.k. dhe Xoen sh.p.k., të cilët u shoqëruan nga z. Ramadan Abdulai, përfaqësues i Delegacionit të Biznesit Gjerman në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë. Shpresojmë që këto kompani të kenë patur takime të mira dhe të frytshme me partnerë potencialë gjermanë.