Grupi i parë të Punës për Qëndrueshmërinë e Prodhimit të Energjisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor

Më datë 09.10.2023 DIHA startoi projektin e saj më të ri të financuar nga CIPE (Centre for International Private Enterprise). Aktorë të ndryshëm nga fusha e energjisë së rinovueshme u mblodhën në Grupin e parë të Punës për Qëndrueshmërinë e Prodhimit të Energjisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Bledar Mankollari, Drejtor Ekzekutiv i DIHA-s përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe hapi tryezën e diskutimit mbi energjine e rinovueshme ne Shqipëri, me fokus prodhimin e energjisë diellore për vetëkonsum. Dr. Lorenc Gordani, pas prezantimit trajtoi zhvillimet e tregut, analizoi situatën aktuale dhe nevojën për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori.

Qëllimi i këtij takimi ishte të iniciohej bashkëpunimi midis grupeve të interesit, që të identifikohen problematikat dhe sfidat e këtij sektori, çfarë mund të përmirësohet në ketë treg, duke e krahasuar me praktikat e vendeve fqinje, përmes ndryshimeve në legjislacion, për të rritur aksesin e konsumatorit familjar dhe për të maksimizuar përfitimet nga prodhimi i energjisë diellore në Shqipëri.

Pjesëmarrës në startimin e këtij projekti ishin kompanitë anëtare të DIHA-s që janë aktive këtë sektor, si dhe përfaqësues nga ERE (Enti Rregullator i Energjisë) dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.