Futura Office Get Together

Futura Office, një nga anëtarët më të rinj të DIHA-s, hapi dyert dhe ftoi të gjithë anëtarët në një Get-Together në ambientet e saj. Të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të shikonin gamën e gjerë të produkteve që Futura Office ofron, si dhe të merrnin këshillim mbi cilësinë nga një staf i specializuar. Gjatë vizitës u ofrua dhe një pritje dhe anëtarët pjesëmarrës patën mundësinë të shijonin një pasdite në shoqërinë e njëri-tjetrit. DIHA falënderon Futura Office për organizimin.