Asambleja e Anëtarëve të DIHA-s 2023

Ditën e mërkurë, më datë 21 qershor DIHA organizoi në ambientet e MAK Hotel Asamblenë e saj të përvitshme të anëtarëve, ku këtë vit ishin edhe zgjedhjet për Bordin e ri. Në fillim të Asamblesë, Presidentja e DIHA-s, Stephanie Sieg-Farka si dhe Drejtori Ekzekutiv, Bledar Mankollari përshëndetën të gjithë të pranishmit dhe shpjeguan axhendën e ditës. Gjatë Asamblesë pjesëmarrësit u informuan mbi pasqyrat financiare si edhe buxhetin e DIHA-s nga Përgjegjësi i Thesarit, Fation Dervishi si dhe aktivitetet dhe projektet e zhvilluara që nga asambleja e fundit e anëtarëve e në vijim.

Më pas anëtarëve pjesëmarrës iu prezantuan të gjithë kandidatët për Bordin e ri të DIHA-s, në mënyrë që të kishin mundësi të votonin. Anëtarët e rinj të Bordit të DIHA-s janë renditur më poshtë.

No.

 Nachname

 Vorname

 Unternehmen

 Funktion

1

 SIEG

 Stephanie

Tirana Business Park

 Präsidentin

2

 DERVISHI

 Fation

GALA

 Vizepräsident

3

 KORONOWSKI

 Philip

Vega Solar

 Schatsmeister

4

 DURO

 Bianca

Austrian Institute of Excellence

 

5

 GJUZI

 Jola

Kalo & Associates

 

6

 LARO

 Etleva

EFA Solution

 

7

 SCHMIDT

 Michael

Futura-Dent

 

8

 POJANI

 Artan

DAW – the German-Albanian Economic Association in Berlin

 Ex-officio

9

 WANDELT

 Antje

Delegate of the German Business in North Macedonia, Kosovo and Albania

 Ex-officio

Pas zgjedhjes së Bordit të ri pjesëmarrësit patën mundësinë për Networking dhe shkëmbim mendimesh me njëri-tjetrin. DIHA falënderon të gjithë anëtarët pjesëmarrës dhe i uron Bordit të ri shumë suksese!