Udhëtim delegacioni "Potencialet për teknologjitë diellore në Shqipëri"

Përdorimi i energjisë diellore ka avancuar në një burim të qëndrueshëm dhe me potencial për të ardhmen në fushën e energjisë. Për këtë arsye, "Bayern - Fit for Partnership", një program ndërkombëtar trajnimi nga Bayern International, i financuar nga Ministria e Ekonomisë e Bavarisë, në bashkëpunim me em&s dhe DIHA, organizuan një udhëtim delegacioni me kompani shqiptare nga data 12.06 deri më 16.06, me temën "Potencialet për teknologjitë diellore në Shqipëri".

15 kompani shqiptare ishin pjesë e këtij udhëtimi 5 ditor në Bavari. Gjatë kësaj kohe, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitonin kompani bavareze të ndryshme, të shihnin projekte të ndryshme si Agro-PV dhe të vizitonin panairin Intersolar për dy ditë, ku ishin të planifikuara vizita të caktuara, por gjithashtu pjesëmarrësit patën dhe kohë të mjaftueshme në dispozicion për takime individuale. Të gjithë pjesëmarrësit kishin mundësinë kështu të shikonin projekte inovative, të shkëmbenin mendime dhe të krijonin kontakte të reja.

Në fund, të gjithë pjesëmarrësit u certifikuan nga Ministria e Ekonomisë së Bavarisë për prezencën në këtë projekt.

DIHA falënderon përzemërsisht Bayern International, em&s për realizimin e këtij projekti dhe të gjithë ekspertët e 15 kompanive shqiptare, si dhe shpreson për bashkëpunime të mëtejshme.