Workshop mbi Draft Paketën Fiskale për vitin 2023 dhe Projektligjin për Tatimin mbi të Ardhurat
Ditën e sotme, më 23.11.2022 DIHA në bashkëpunim me Boga & Associates organizoi në ambientet e MAK Albania Hotel një “Workshop mbi Draft Paketën Fiskale për vitin 2023 dhe Projektligjin për Tatimin mbi të Ardhurat”. Paketa fiskale e propozuar nga qeveria ka shkaktuar shumë debate. Krahas tij, qeveria ka përgatitur një ligj të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2023. Partneri i Boga & Associates z. Andi Pacani mbajti një prezantim interaktiv lidhur me cfarë do të ndryshojë në tatime dhe si duhet të përgatitemi për ndryshimet e reja. Pas prezantimit të pranishmëve iu dha mundësia për të shtruar pyetje lidhur me temën. Në përfundim të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë e shkëmbimit të informacionit mes njëri-tjetrit. DIHA falenderon Boga & Associates për bashkëpunimin, si dhe të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen.