Teknologjitë dhe shërbimet e sigurisë civile

Me iniciativë të Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës (BMWK), AHK Serbia dhe DIHA, në bashkëpunim me econAN Internatonal GmbH organizojnë nga data 21.-25 Nëntor 2022 një udhëtim delegacioni mbi Teknologjitë dhe Shërbimet e Sigurisë Civile në Serbi dhe Shqipëri. Udhëtimi është pjesë e paketës së nxitjes së tregtisë së jashtme të Germany Trade and Investment (GTAI) dhe nisma e eksportit për teknologjitë dhe shërbimet e sigurisë civile e cila po kryhet si pjesë e programit të zhvillimit të tregut për SME-të. Grupi i synuar janë kryesisht kompanitë e vogla dhe të mesme gjermane (SME).

Ky udhëtim delegacioni u ofron në veçanti kompanive të vogla dhe të mesme gjermane mundësinë për t'u integruar në tregun serb dhe shqiptar dhe për të vendosur kontakte biznesi. Kompanitë pjesëmarrëse do të mbështeten gjatë gjithë procesit nga specialistë me përvojë të AHK Serbia dhe DIHA-s. Në evente dhe bisedime do të jetë i pranishëm edhe një përfaqësues i Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës.

Tregu ofron mundësi të shumta për kompani gjermane ne fushën e prodhimit dhe shërbimit. Kërkesat janë të larmishme pasi kemi të bejmë me sektorë të ndryshëm si industria prodhuese, shërbimet komunale, autoritetet shtetërore  dhe kompanitë private. Gjithashtu Sfidat që lidhen me transformimin digjital dhe digjitalizimin që po përparon me shpejtësi janë në plan të parë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.