Webinar "Teknologjia dhe shërbimet e sigurisë civile"

Në kuadër të një projekti të financuar nga Ministria Federale e Ekonomisë në Gjermani, DIHA në bashkëpunim me Dhomën Gjermane të Tregtisë në Serbi, organizuan më datë 07.02.2023 një Webinar informues për kompani gjermane të interesuara në fushën e “Teknologjisë dhe shërbimeve të sigurisë civile”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i tregjeve tona dhe potencialeve që ne ofrojmë për bashkëpunime me kompanitë gjermane. Kompanitë gjermane operojnë në fushat:

  • Sisteme sigurie (Cash Packaging, Security Packaging, Smart Protection)
  • Zgjidhje për sigurinë në rrugë
  • Mobile banking, gjurmët dixhitale të gishtërinjve
  • Shërbime software-ike financiare, faturimi, llogaritje pagash, sisteme të brendshme menaxhimi, etj.
  • Sisteme sigurie për fasada, dritare, dyer për shtëpi, ndërtesa, etj.

Nëpërmjet këtij Webinari, kompanitë nga Gjermania patën mundësinë të merrnin informacione të përgjithshme politike dhe ekonomike rreth Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe informacione më specifike nga ekspertë dhe kompani rajonale të fushës. DIHA falënderon pjesëmarrësit, në veçanti ekspertin e sigurisë kibernetike, z. Gëzim Hoxha (gjithashtu CEO i First sh.p.k.) dhe znj. Brunilda Haxhiu, përfaqësuese e kompanisë Ratech sh.p.k. si “Best Practice” për Shqipërinë.

Në vazhdim të këtij projekti, në datat 27.02-03.03.2023, do të organizohet një udhëtim delegacioni me kompani gjermane në Serbi dhe Shqipëri.