Workshop "Rregullimi i marrëdhënieve të punës për të huajt në Shqipëri"

Më datë 22 shtator 2022, DIHA, në bashkëpunim me PriceWaterCoopers Albania, zhvilluan në ambientet e MAK Albania Workshop-in me temë “Rregullimi i marrëdhënieve të punës për të huajt në Shqipëri”. Ekspertet ligjore të PWC Albania, znj. Albana Karapanco dhe znj. Arjola Rushiti mbajtën një prezantim mbi rrugën ligjore që duhet të ndjekin punëdhënësit në rastin e punëtorëve me shtetësi të huaj.

Mungesa e punëtorëve në vendin tonë dhe shtimi i numrit të të huajve është një fenomen në rritje. Gjatë Workshop-it u prezantuan dhe procedurat e lehtësuara nga të cilat pjesëmarrësit mund të përfitojnë. Workshop-i ishte shumë interaktive dhe pjesëmarrësit shfaqën tepër interes lidhur me këtë temë. Në fund të eventit, pjesëmarrësit patën mundësi për Networking.