Workshop “E drejta e Informimit dhe mbrojtja e të dhënave personale në fushën e biznesit ”

Më datë 12.05.2022, DIHA në bashkëpunim me IDP (Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale) organizoi një Workshop mbi temën “E drejta e Informimit dhe mbrojtja e të dhënave personale në fushën e biznesit” me përfaqësuese nga IDP, Drejtoren e Kabinetit Znj. Besa Velaj. Pasi drejtori ekzekutiv i DIHA-s Z. Bledar Mankollari përshëndeti dhe uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve, Znj. Velaj foli jo vetëm rreth pyetjeve të përgjithshme në lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtët e informacionit, por dhe për standardet mbi të cilat ato bazohen, duke dhënë shembuj konkret për të qartësuar hapat e saktë që duhen ndërmarrë për të arritur qëllimet e dëshiruara. Pas pyetjeve proaktive të z. Mankollari, u ngritën diskutime të mëtejshme dhe komente interesante nga anëtarët e DIHA-s për aspekte të ndryshme të ligjit të mbrojtjes së të dhënave apo të së drejtës së informimit. Ky event u zhvillua në Hilton Garden Inn, i cili vuri në dispozicion një nga sallat e tij për organizimin e këtij aktiviteti. Në fund pjesëmarrësit patën mundësinë për networking. DIHA falënderon IDP për bashkëpunimin dhe anëtarët e saj për pjesëmarrjen.