Workshop mbi Fiskalizimin dhe Paketën e Re Fiskale 2022

[Translate to Shqip:]

[Translate to Shqip:]

Më datë 2 dhjetor, DIHA në bashkëpunim me ekspertët e taksave të PWC Albania, organizoi një webinar interaktiv mbi fiskalizimin dhe paketën e re fiskale për vitin 2022. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, që prej datës 1 Janar 2021 ka filluar procesi i fiskalizimit ndërmjet tatimipaguesve dhe instutucioneve publike. Duket se ky proces ka sjellë paqartësi dhe problematika të ndryshme për bizneset. Me pjesëmarrje të Z. Bledar Taushani, Pergjegjës i Sektorit Ligjor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Z. Ervin Muca, Drejtor i Departamentit të IT pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe me prezantimin e një përmbledhjeje të shqetësimeve kryesore të anëtarëve nga  Znj. Mirjeta Emini, TRS Leader në PWC, u parashtruan dhe u diskutuan problematikat lidhur me këtë temë. Pikat kryesore që u diskutuan ishin: problematikat me aksesimin e portalit selfcare, ato që lidhen me faturat në librat e blerjes dhe të shitjes, me fiskalizimin e faturave shoqëruese, me regjistrimin e arkës dhe gjenerimin e kodit TCR si dhe me kohën e kufizuar për fiskalizimin e fletëve doganore dhe parapagimeve. Ky webinar shërbeu për të përcjellë vështirësitë e kompanive, si dhe për institucionet përgjegjëse, për të kuptuar më mirë hapësirat ku ka nevojë për përmirësim. Kompanitë morën përgjigje për disa nga problematikat e paraqitura, ndërsa të tjerat do të ndiqen me institucionet përkatëse.

Prezantimin e mbajtur nga PWC Albania e gjeni këtu.