Webinar mbi deklarimin e pronarëve perfitues
DIHA, në bashkëpunim me ekspertët ligjorë të PWC Albania organizoi në datën 18 mars një webinar mbi deklarimin e pronarëve përfitues. Ligji i miratuar së fundmi në Shqipëri parashikon detyrimin e të gjithë subjekteve për të deklaruar pronarët e fundit përfitues dhe afati për këtë është data 31 mars 2021. Duket se zbatimi i kësaj kërkese të ligjit ka hasur vështirësi të mëdha, veçanërisht për subjektet me pronarë të huaj. Problematikat janë të shumta dhe variojnë nga problemet teknike e deri tek procedurat e marrjes së dokumentave origjinale nga institucionet përkatëse. Fakti që zyrat punojnë me orare të reduktuara në shumë vende të botës, e bën edhe më të vështirë. DIHA është bashkuar me shoqatat e tjera të biznesit, duke kërkuar njëzëri shtyrjen e këtij afati. Megjithatë, ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me pranimin e kësaj kërkese, u pa e nevojshme të diskutohej mbi problematikat kryesore që janë hasur nga bizneset, duke marrë dhe sugjerimet përkatëse nga ekspertët e PWC Albania, nisur nga përvoja e tyre me klientët. Ashtu siç pritej, webinari ishte interaktiv dhe pyetjet ishin të shumta.