DIHA Oktoberfest Tirana 2026

DIHA Oktoberfest Tirana 2026

Më 2 dhe 3 tetor 2026, DIHA solli sërish atmosferën bavareze të Oktoberfest-it tradicional në Tiranë me “DIHA Oktoberfest Tirana 2026”, në ambientet e Rogner Hotel Tirana. Rreth 500 anëtarë dhe miq të DIHA-s morën pjesë në eventin tonë më të madh të vitit dhe festuan në dy mbrëmje me muzikë live, të qeshura dhe humor me grupin bavarez “Gaudiblosn”. Oktoberfest-i u hap zyrtarisht nga Presidentja e DIHA-s dhe një përfaqësus nga Ambasada Gjermane, që bëri edhe hapjen e fuçisë së parë të birrës (Anzapfen), sipas traditës së kësaj feste. Të ftuarit shijuan specialitete tradicionale Oktoberfest-i dhe birrë gjermane. Pjesë interesante dhe zbavitëse e atmosferës së dy mbrëmjeve ishte edhe Olimpiada Bavareze, ku u shpallën çiftet fituese të këtij viti.

DIHA falënderon përzemësisht të gjithë sponsorët që e bënë të mundur këtë event: sponsorin Gold, Profarma, sponsorët Silver: Austria Prämix, Futura Dent, German Albanian Logistics Agency dhe Tirana Business Park, sponsorët Bronze: Austrian Institute of Excellence dhe Panele Besi, si dhe Rogner Hotel Tirana për mbështetjen in kind. Falënderojmë edhe të gjithë pjesëmarrësit që festuan me ne.