Një delegacion nga Ministria Federale e Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë viziton Shqipërinë

Në kuadër të një vizite në Shqipëri, një delegacion I përbërë nga përfaqësues të Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë pati mundësinë të njihte nga afër potencialin ekonomik të vendit dhe të zhvillonte takime me aktorë të rëndësishëm të biznesit dhe institucioneve shqiptare.

Programi i vizitës nisi të hënën, më 29 qershor me një pritje në Ambasadën Gjermane në Tiranë, ku Drejtori Ekzekutiv i DIHA-s prezantoi një panoramë të përgjithshme të klimës së biznesit në Shqipëri, për t'u njohur me zhvillimet aktuale dhe mundësitë që ofron tregu shqiptar.

Më 2 korrik, DIHA pati kënaqësinë të organizojë dhe të shoqërojë delegacionin gjatë vizitave në dy kompani të rëndësishme që operojnë në Shqipëri, si Everest Automotive dhe Albanian Ferry Terminal Operator (AFTO). Gjatë vizitave, përfaqësuesit e kompanive prezantuan aktivitetin e tyre, proceset e punës, produktet dhe shërbimet që ofrojnë, si edhe investimet e realizuara ndër vite. Delegacioni pati mundësinë të vizitonte ambientet dhe të njihej nga afër me standardet e punës, zhvillimin e industrisë dhe kontributin që këto kompani japin në ekonominë shqiptare.

Programi vijoi me një vizitë në qytetin e Durrësit, ku delegacioni pati mundësinë të njihte nga afër historinë dhe trashëgiminë kulturore të një prej qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë, shoqëruar me një drekë të këndshme pranë detit.

DIHA falënderon kompanitë për mikpritjen e tyre, delegacionin e Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë për vizitën dhe interesin si dhe partnerët tanë nga AHK Nordmazedonien për bashkëpunimin në organizimin e këtij programi.