Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit

Më 24 prill, në vijim të programit të vizitës së Delegacionit Gjerman të fokusuar në Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit, DIHA organizoi një vizitë në Durrës, me fokus në zhvillimin e infrastrukturës turistike dhe potencialin për investime në zonën bregdetare.

Gjatë kësaj ndalese, delegacioni zhvilloi takime me përfaqësues të Portit të Durrësit, ku u diskutua mbi rolin strategjik të portit në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit, si dhe mbi projektet në zhvillim dhe perspektivat për modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës portuale.

Në vijim, delegacioni u njoh nga afër me projektin e Durrës Yacht Marina, një nga investimet më të rëndësishme në zhvillimin e turizmit elitar në Shqipëri. Diskutimet u përqendruan në potencialin e këtij projekti për të transformuar bregdetin e Durrësit në një destinacion konkurrues në rajon dhe për të tërhequr investime të huaja.

Vizita në Durrës vijoi me një eksplorim të qytetit, duke ofruar mundësi për të njohur më nga afër trashëgiminë kulturore dhe potencialin turistik që ky destinacion ofron.