Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES) pranë Jonathan Center
Nga data 01.10.2025 deri më 01.12.2025, u zhvillua me sukses edhe një mision tjetër i Shërbimit të Ekspertëve Seniorë (SES) pranë Jonathan Center. Eksperti gjerman z. Simon Bridger ofroi ekspertizë në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit organizativ, duke ndarë qasje dhe praktika efektive me stafin e qendrës. Ky mision u realizua përgjatë tre muajve online, duke ofruar fleksibilitet të plotë në organizimin e takimeve dhe duke mundësuar një shkëmbim të vazhdueshëm profesional mes dy palëve. Kontributi i z. Bridger ndihmoi në forcimin e proceseve të brendshme dhe në nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm të organizatës.
Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES), si një iniciativë gjermane me traditë të gjatë, ofron mbështetje profesionale për organizata dhe institucione në mbarë botën, përmes dërgimit të ekspertëve me përvojë shumëvjeçare në fusha të ndryshme. Falë fleksibilitetit të tij, misionet e SES mund të zhvillohen jo vetëm fizikisht, por edhe plotësisht online, duke u bërë kështu të aksesueshme për çdo organizatë, pavarësisht vendndodhjes, në fusha të ndryshme si menaxhim, IT, trajnime, zhvillim organizativ etj.
Dëshironi të shfrytëzoni shërbimet e një eksperti senior? Atëherë, lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme në adresën e emailit: oshafi(at)diha.al .
