Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES) pranë Lé Bon në Tiranë

Nga data 2 deri më 23 prill 2025, rrjeti i njohur Lé Bon në Tiranë përfitoi nga ekspertiza e Shërbimit të Ekspertëve Seniorë (SES), në bashkëpunim me DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri). Eksperti gjerman, z. Josef Brechtken, ndau njohuritë e tij praktike mbi zgjerimin e gamës së produkteve të bukës në Lé Bon, duke sjellë ide dhe teknika të reja në procesin e prodhimit.

Ky bashkëpunim u ndoq nga z. Gerti Peshkopia, një prej drejtuesëve të kompanisë Lé Bon, i cili u angazhua që ky projekt të realizohej në mënyrën më efikase, duke siguruar bashkëpunim midis stafit dhe ekspertit. Qëllimi ishte në krijimin e disa produkteve të reja në përfundim të këtyre tre javëve si dhe në përvetësimin e njohurive dhe teknikave.

Ky vlen si një shembull i mirë, i asaj që ndodh kur eksperienca ndërkombëtare takohet me përkushtimin lokal.   

Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES) është një mundësi për bizneset apo institucionet shqiptare që duan të përfitojnë nga ekspertiza gjermane përmes konsulencës dhe mbështetjes së personalizuar, të përshtatur sipas nevojave të tyre specifike.

Me mbi 60,000 projekte të realizuara në më shumë se 170 vende, SES ka ndihmuar bizneset të rriten, të përmirësojnë mënyrën e të punuarit dhe të përshtaten më shumë me standardet më të mira ndërkombëtare.

Nëse edhe ju dëshironi të sillni ide të reja në kompaninë tuaj, apo të merrni këshilla nga ekspertë të fushës, DIHA ju ndihmon të bëheni pjesë e këtij programi. Për çdo kërkesë apo informacion për bashkëpunim me SES, ju ftojmë të kontaktoni me znj. Geri Oshafi, përfaqësuese e SES pranë DIHA-s, në adresën e Email-it oshafi(at)diha.al.