Ditë e hapur në kompaninë "Novamat shpk"
Kompania “Novamat shpk” si partner dhe distributor zyrtar i prodhuesit “Flexco Europe GmbH“ për Shqipërinë dhe Kosovën, së bashku me ekipin e kompanisë FLEXCO organizoi takimin "Open Day" më 04.03.2025.
Ky event mblodhi së bashku klientë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë minierat, fabrikat e çimentos dhe kompanitë e ndërtimit, me qëllim prezantimin e gamës inovative të produkteve Flexco. Gjithashtu, ofroi trajnime të detajuara mbi zgjedhjen dhe përdorimin optimal të tyre, duke synuar përmirësimin e proceseve të riparimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve transportuese.
Gjatë eventit u realizuan demonstrime live, ku u prezantuan produkte dhe paisje kyçe, si kapset metalike të rripave, pastruesit e rripave të transportierëve, paisjet për ngjitjen e rripave, si dhe veglat dhe paisjet e punës për shërbime në sistemet e transportierëve.
Produktet e Flexco janë të dizajnuara për të gjitha llojet e industrisë, duke përfshirë sektorin e industrisë së lehtë, si industria ushqimore, farmaceutike dhe aeroporte, deri tek sektorët e industries së rëndë, si fabrika cimento, miniera, fabrika metalurgjike, termocentrale, etj.
Ky event theksoi angazhimin e Novamat shpk për ofrimin e zgjidhjeve teknologjike të avancuara dhe të përshtatura sipas nevojave specifike të klientëve, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe sigurimit të proceseve industriale.
Si partner i besueshëm i industrisë dhe cilësisë së lartë, NOVAMAT shpk ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh për të mbështetur suksesin e bizneseve.
Për më shumë informacione jeni të lutur të vizitoni website: https://novamat.al .
NOVAMAT Siguri dhe Cilësi nga një dorë.