Workshop: Nxitja e Kulturës së Inovacionit - Rritja e Performancës dhe Motivimit në kompani
Më 27 shkurt 2025, DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri), në bashkëpunim me AIEx (Austrian Institute of Excellence), organizoi workshopin “Nxitja e Kulturës së Inovacionit – Rritja e Performancës dhe Motivimit në Kompani”, i cili u mbajt në ambientet e Rogner Hotel Tirana. Ky event mblodhi së bashku profesionistë të burimeve njerëzore, drejtues biznesi dhe sipërmarrës, duke ofruar një mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira.
Workshop-i u drejtua nga dy ekspertë ndërkombëtarë, z. Alexander Kagl, ekspert në menaxhimin e projekteve dhe proceseve, me përvojë të gjerë në lidership dhe strategji inovative dhe znj. Sonja Frischmann, specialiste në zhvillimin e lidershipit e cila solli perspektiva të reja mbi kreativitetin dhe motivimin në kompani.
Gjatë sesioneve interaktive në grupe, pjesëmarrësit patën mundësi të diskutonin mbi krijimin e një kulture inovative nëpërmjet një përzgjedhje teknologjish pioniere nga ‘‘Harta e Inovacionit‘‘ për të formësuar tregtinë e së nesërmes. Gjithashtu u prezantuan strategjitë e lidershipit dhe roli i burimeve njerëzore për rritjen e performancës dhe motivimit të punonjësve në kompani.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin gjatë këtij trajnimi, si dhe ekspertët që ndanë njohuritë e tyre.