Senior Expert Service (SES) - Online Meeting

Më datë 20 Shkurt 2025, u zhvillua takimi online pasues i workshop-it SES të nëntorit, midis koordinatorëve, stafit dhe përfaqësuesëve të SES.

Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES) është një organizatë jofitimprurëse gjermane, e cila mbështet bizneset dhe institucionet që prej vitit 1983. Financuar nga Qeveria Federale Gjermane, SES ofron shërbime konsulence në fusha të ndryshme, përfshirë teknologjinë, arsimin, shëndetësinë, administratën publike, sektorin artizanal etj. Ky program u ofron bizneseve, institucioneve apo organizatave ekspertizën, përvojën dhe njohuritë e specialistëve gjermanë, të përshtatura sipas nevojave specifike. Deri më sot, SES ka realizuar mbi 60,000 ekspertiza në 170 shtete, me mbi 13,000 ekspertë të trajnuar.

DIHA është përfaqësuese zyrtare e SES në Shqipëri. Për të përfituar nga ky shërbim, kompanitë dhe institucionet mund të dorëzojnë një kërkesë pranë DIHA-s, për të identifikuar ekspertin më të përshtatshëm për nevojat e tyre. Pas aprovimit, koordinohet periudha e angazhimit e cila zakonisht varion në 3 javë. Që nga viti 2020, SES ofron edhe konsulencë online për sektorë të caktuar, duke ofruar një alternativë më fleksibël dhe me kosto të reduktuara.

Në muajin prill, jemi të lumtur të zhvillojmë projektin e rradhës dhe të mirëpresim ekspertin, i cili do të japi ekspertizën e tij trejavore në një furrë buke/pasticeri të njohur në Tiranë. Jemi të hapur për çdo kërkesë tjetër, për t'u mundësuar kompanive, institucioneve apo organizatave të zhvillohen përmes këtij programi.

Për më shumë informacion ose për të aplikuar, kontaktoni znj. Geri Oshafi, përfaqësuese e SES në Shqipëri, në adresën e emailit: oshafi(at)diha.al.