Udhëtim delegacioni: Zgjerimi i infrastrukturës së energjisë së rinovueshme në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë
Nga data 2 deri më 6 dhjetor 2024, AHK Maqedonia e Veriut, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), në bashkëpunim me "renac renewables academy" nga Gjermania, organizuan një udhëtim delegacioni në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, si pjesë e nismës së Ministrisë Federale të Gjermanisë për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës.
Në kuadër të këtij delegacioni, më 3 dhjetor 2024, u organizua konferenca me temë “Zgjerimin e infrastrukturës së energjisë së rinovueshme në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë”, pranë DoubleTree by Hilton në Shkup dhe online për pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe Kosova. Qëllimi i konferencës ishte promovimi i bashkëpunimit midis kompanive gjermane dhe partnerëve lokalë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, duke u përqendruar në teknologjitë e energjisë së rinovueshme, zgjidhjet e efikasitetit të energjisë dhe modernizimin e infrastrukturës, si edhe duke adresuar sfidat kryesore të sektorit.
Konferenca u hap me një fjalë përshëndetëse nga Antje Wandelt, e Deleguara e Ekonomisë Gjermane për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën, Sanja Bozinovska, Ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Natyrore e Maqedonisë së Veriut, dhe Andreas Hopf nga Ministria Federale Gjermane e Ekonimisë dhe Mbrojtjes së Klimës (BMWK).
Blloku i parë i prezantimeve u ofroi mundësinë kompanive gjermane, si ELIA Grid International, Energy & Meteo Systems, ELTEC Green Energy, Fichtner GmbH & Co. KG, Sunset Energietechnik GmbH dhe RPT Ruhstrat Power Technology, të prezantonin kompanite e tyre përfaqësuese në sektorin e energjisë së rinovueshme. Gjithashtu, Instituti Fraunhofer për Sistemet e Energjisë Diellore (ISE) ndau informacione mbi infrastrukturën energjetike të Gjermanisë dhe planifikimin e rrjetit për integrimin e energjive të rinovueshme.
Blloku i dytë u fokusua në perspektivat rajonale dhe mundësitë e financimit, si dhe një analizë të sfidave dhe mundësive në sektorët e energjisë në Shqipëri dhe Kosovë, të prezantuara nga ekspertë rajonalë të energjisë.
Gjatë udhëtimit të delegacionit, u zhvilluan gjithashtu takime B2B me përfaqësues të bizneseve lokale në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Këto takime kishin për qëllim forcimin e marrëdhënieve të biznesit dhe mundësive për bashkëpunime të mëtejshme.
Bashkëlidhur mund të gjeni informacione të mëtejshme për analizën e tregut në Shqipëri.