Mëngjes me z. Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet

Një detyrë kryesore e DIHA-s konsiston në organizimin e aktiviteteve dhe takimeve për dialog mes biznesit dhe politikës dhe për këmbimin e informacioneve dhe përvojave. Për këtë arsye, më datë 22.02.2023 DIHA organizoi në ambientet e MAK Albania Hotel një mëngjes me Znj. Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Pjesë të këtij takimi ishin dhe kompani anëtare të DIHA-s, të cilët kishin shprehur paraprakisht problematikat e tyre. Ministrja dëgjoi me kujdes çdo problematikë që u prezantua nga anëtarët gjatë këtij takimi, dhe u përpoq të ndihmonte në orientimin e gjetjes së një zgjidhjeje. DIHA falënderon përzemërsisht anëtarët pjesëmarrës si dhe znj. Ekonomi për prezencën e vyer në këtë takim.