Asambleja e Anëtarëve të DIHA-s 2022

Më datë 17.06.2022, DIHA zhvilloj Asamblenë e përvitshme të anëtarëve në ambientet e Hotel Rogner, më prezencën e një numri të shumtë anëtarësh. Presidentja e DIHA-s Stephanie Sieg-Farka dhe Drejtori Ekzekutiv Bledar Mankollari, i uruan mirë se ardhjen të gjithë të pranishmëve dhe folën rreth temave kryesore të DIHA-s që nga Asambleja e vitit të kaluar. Ndër pikat kryesore që u diskutuan ishin buxheti i planifikuar për vitin 2022, apo se si u mbyll viti 2021 për DIHA-n, zhvillimi i DIHA-s dhe detyrat e saj, si dhe aktivitetet e organizuara dhe që pritet të organizohen në vijim të këtij viti. Anëtarët pjesëmarrës u njoftuan gjithashtu që këtë vit do të organizohet sërish Oktoberfest-i tradicional i DIHA-s. Në përfundim të Asamblesë të gjithë pjesëmarrësit u ftuan për një Get-Together në ambientet e Biergarten-it, ku patën mundësi të flisnin dhe të shkembenin me njëri-tjetrin.