Workshop "A New Way of Being@Work"

DIHA në bashkëpunim me AIEx organizoi Workshop-in “A New Day of Being@Work” me të ftuar speciale Dr. Larissa Winter. Dr. Larissa Winter është një stratege e kompletuar e burimeve njerëzore me një sfond të gjerë operacionesh biznesi, aftësi të forta të menaxhimit të ndryshimeve dhe përvojë në ofrimin e udhëheqjes gjatë ndryshimeve organizative. Eventi u organizua në ambientet e Mak Albania Hotel, dhe u ndoq me vëmendje nga anëtarët pjesëmarrës të DIHA-s. Drejtori ekzekutiv z. Bledar Mankollari përshëndeti dhe i uroi mirë se ardhjen të gjithë të pranishmëve, duke ia dhënë fjalën më pas Dr. Larissa Winter. Prezantimi i saj synonte revolucionarizimin dhe transformimin e metodave të punës si nga menaxherët e kompanive, ashtu dhe nga punonjësit. Në fund të Workshop-it pjesëmarresit patën mundesinë për Networking me njëri-tjetrin. DIHA falenderon përzemërsisht AIEx për bashkëpunimin në realizimin e këtij eventi dhe uron pjesëmarrje sa më të lartë të anëtarëve në eventet e ardhshme.