Parashikimet e Institutit të Vjenës për ekonominë shqiptare janë më optimiste se ato të Ballkanit Perëndimor: ekonomia pritet të rritet me 4.2% këtë vit.

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ka publikuar parashikimet më të fundit për vendet e Europës Qëndrore, Lindore dhe Juglindore, përfshirë edhe vendin tonë.

Për vitin aktual, parashikimet për rritjen ekonomike flasin për një normë prej gati 4.2%, që korrespondon me rritjen mesatare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, kjo normë është më e ulët nga parashikimi i fundit i institucionit nga tetori i vitit të kaluar, i cili ishte vendosur në rreth 4.5%. Për vitin e ardhshëm, parashikimet supozojnë rritje ekonomike prej gati 4%, që është pak mbi mesataren e parashikuar për rajonin.

Për vitin e ardhshëm, Instituti i Vjenës parashikon rritje ekonomike prej 8.2% krahasuar me parashikimin prej 6.4% në muajin tetor dhe 1.2 pikë përqind mbi mesataren e rajonit. Nga ana tjetër, këto parashikime janë më të larta se ato të Bankës Botërore të publikuara në fillim të vitit.

Sipas Bankës Botërore, ekonomia shqiptare u rrit me 7.2% vitin e kaluar, ndërkohë që pritet një rritje prej 3.8% këtë vit dhe 3.7% vitin e ardhshëm.

Niveli i inflacionit per këtë vit është vlerësuar 2,9%, më e lartë se parashikimet e vitit të kaluar, duke sugjeruar një rritje edhe më të fortë të çmimeve. Norma e inflacionit, nga ana tjetër, ka gjasa të bjerë në 11.1% nga 11.3% e vlerësuar vitin e kaluar.

Burimi: rti