Mini DIHA Oktoberfest

Prej vitesh, DIHA Oktoberfest ka qenë një ndër aktivitetet më të spikatura të organizuara nga DIHA, i cili pritej me kënaqësi të madhe jo vetëm nga anëtarët dhe partnerët e DIHA-s, por edhe nga publiku i gjerë. Fatkeqësisht, këtë vit DIHA duhej të hiqte dorë nga festimi tradicional me një grup të vërtetë muzikor bavarez dhe deri në përafërsisht 500 të ftuar në mbrëmje në një sallë, për shkak të masave të anti-COVID.

Për këtë arsye, vetëm anëtarët e DIHA-s u mblodhën në datën 8 tetor në një sallë të dekoruar me motive Oktoberfesti dhe me muzikë bavareze në sfond, për një Mini DIHA Oktoberfest në MAK Hotel Tirana dhe festuan fillimin e ri të aktiviteteve me natyrë sociale, me shpresën se kohët e vështira kaluan dhe që vitin tjetër të mund të organizojmë Oktoberfestin tradicional.