Workshop informativ mbi zhvillimet më të fundit në sistemin tatimor dhe procesin e deklarimit elektronik

Më 18 Shkurt 2025, DIHA në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT) organizoi një workshop informativ mbi zhvillimet më të fundit në sistemin tatimor dhe procesin e deklarimit elektronik. Eventi u zhvillua në ambientet e Hotel Mak Albania, Tiranë, duke mbledhur shumë pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm të biznesit.

Znj. Rezana Celmeta, drejtoreshë e Drejtorisë së Proceseve të Biznesit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) informoi mbi rregulloret dhe procedurat e reja tatimore, ku gjithashtu trajtoi disa tematika të vlefshme si: Deklarata e Statusit Personal, DIVA 2024 (Deklarata Vjetore Individuale e të Ardhurave), Përditësimet e fundit në Sistemin e Deklarimit Elektronik dhe në Procesin e Deklarimit.

Pjesëmarrësit patën mundësinë për tu njohur me ndryshimet dhe kërkesat e reja tatimore, si edhe për tu angazhuar drejtpërdrejt në diskutim me ekspertët tatimorë, duke adresuar pyetjet dhe shqetësimet e tyre specifike.

DIHA falënderon të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe ekspertët për kontributin dhe mbështetjen e tyre.