DIHA Oktoberfest Tirana 2024

Më datë 11 tetor 2024, DIHA solli sërish atmosferën bavareze të festës tradicionale të birres në Tiranë me "DIHA Oktoberfest Tirana 2024", në ambientet e Te Stela Resort. Rreth 650 anëtarë dhe miq të DIHA-s iu bashkuan eventit tonë më të madh të vitit, duke festuar me muzikë live, të qeshura dhe argëtim nga grupi energjik bavarez „Gaudi Blos’n“.

Kësaj feste sigurisht nuk mund ti mungonte as birra, si ajo vendase, ashtu dhe ajo gjermane “Radeberger” dhe “Schöffenhofer” e shoqëruar nga ushqimet tradicionale. Pjesë e "DIHA Oktoberfest Tirana 2024" ishte dhe Olimpiada bavareze me çmime atraktive nga ku u përzgjodh dhe çifti fitues i këtij viti.

Oktoberfest u hap zyrtarisht nga presidentja e DIHA-s, znj. Stephanie Sieg-Farka, e ndjekur nga ambasadori gjerman z. Karl Bergner, i cili i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe deklaroi Oktoberfest 2024 të hapur, duke sjellë një atmosferë gëzimi dhe feste.

DIHA falënderon të gjithë sponsorët që bënë të mundur realizimin e këtij eventi, Gold Sponsor ProCredit Bank, Silver Sponsor Austrian Instutitute of Excellence, Austria Praemix, Profarma, Oracle Solutions, Tirana Business Park dhe Bronze Sponsor AFTO, Dekra Akademie dhe Panele Besi, si dhe të gjithë pjesëmarrësit, të cilët iu bashkuan festës sonë. Duke shpresuar të shihemi sërish në Oktoberfest-in e ardhshëm – Gëzuar!