Teknologjitë dhe shërbimet e sigurisë civile në Shqipëri

Në kuadër të një projekti të financuar nga Ministria Federale e Ekonomisë dhe Mbrojtes së Klimës në Gjermani, DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri) dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë me Jashtë në Serbi, organizuan një udhëtim delegacioni me kompani gjermane në Serbi dhe Shqipëri mbi “Teknologjitë dhe shërbimet e sigurisë civile” në datat 27.02.-03.03.2023. Në datat 01.03-03.03.2023 delegacioni ishte në Shqipëri. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i tregjeve tona dhe potencialeve që ne ofrojmë për bashkëpunime me kompanitë gjermane. Më datë 02.03.2023 DIHA organizoi në ambientet e Rogner Hotel një konferencë ku kompanive gjermane iu prezantua situata ekonomike dhe politike në Shqipëri, nga Drejtori Ekzekutiv i DIHA-s, z. Bledar Mankollari, znj. Keti Luarasi – zëvendës Kryetare e Bashkisë Tiranë, znj. Elisa Stamo - përfaqësuese e AKCESK dhe z. Edmond Licaj, ekspert në fushën e IT. I pranishëm gjatë kësaj konference ishte edhe z. Christian Landsmann nga Ministria Federale e Ekonomisë dhe Mbrojtes së Klimës në Gjermani. Gjithashtu, nëpërmjet prezantimeve të kompanive gjermane, kompanitë shqiptare, pjesëmarrëse në konferencë, patën mundësinë të njihnin më nga afër aktivitetin dhe veprimtarinë e këtyre kompanive. Pas drekës të pranishmit morën pjesë në takimet B2B me kompanitë gjermane, ku ishte dhe mundësia për krijime kontaktesh dhe partneriteti. DIHA falënderon të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë event.