Rossmann & Lala hap një degë të re në Tiranë

Zinxhiri i dyqaneve të produkteve kozmetike dhe të higjienës, Rossmann & Lala sh.p.k., vazhdon të shënojë sukses: një degë e re u hap më 27 prill 2018 në Condor Center (Ish Parku i Autobusave) në Tiranë. Kjo është dega e 11-të në Shqipëri dhe një destinacion i ri blerjesh për Tiranën.

Java e parë e hapjes sjell shumë oferta dhe që ditën e parë dyqani i ri u mbush me qindra klientë, të cilët blinin produktet e Rossmann, tashmë të famshme në Shqipëri.