TIA - Gjermania më afër

Tiranë - Dortmund 

Më 30 tetor 2018 Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe me çmime të ulëta në Europën Qendrore dhe Lindore, filloi fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund-it.

Destinacioni i ri me tarifa të ulëta fillon me dy fluturime javore, përkatësisht të martave dhe të shtunave. Fluturimi i parë u shoqërua me një ceremoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Dortmund-i është i famshëm për skuadrën e tij të futbollit, Borussia Dortmund, dhe për arsye të lidhjes së tij me futbollin, është përzgjedhur si qendra e Muzeut Gjerman të Futbollit. Qyteti është i mbushur me kisha dhe muze artistikë për të pasionuarit pas artit.

I urojmë Wizz Air mbarësi në operimin e këtij destinacioni të ri dhe të rëndësishëm!

Për më tepër informacione lutemi te klikoni këtu.