Panairi i Karrieres 2022 „Karriera ime nis tani“

Në datat 16.11 – 17.11.2022 DIHA në bashkëpunim me GIZ Albania, organizoj në Rogner Hotel për herë të parë panairin ekskluziv të karrierës 2022 „Karriera ime nis tani“. Më shumë se 120 të rinj ishin pjesë si në ditën e parë ashtu dhe në atë të dytë të këtij eventi. Ditën e parë, me datë 16.11 pjesëmarrësit u trajnuan se si mund të zhvillojnë një intervistë të suksesshme pune. Gjithashtu drejtori ekzekutiv i DIHA, Z. Bledar Mankollari i prezantoj të pranishmëve emrat e kompanive të cilat ofronin mundësi punësimi dhe praktikash për të rinjtë. Ditën e dytë kandidatët potencialë patën mundësinë të takonin personalisht përfaqësues të mbi 15 kompanive, dhe të zhvillonin intervista të shkurtra në formën e Speed Dating. Bazuar në Feedback-un e kompanive pjesëmarrëse kontigjenti i kanditatëve potencial ishte mjaft i mirë. Urojmë që ky event karriere të ketë ndihmuar kompanitë në përzgjedhjen e punonjësve si dhe kanditatët në gjetjen e një vendi ideal pune.