Shqipëria një hap më tej në rrugën drejt BE-së: Konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel

Më 19 korrik, Shqipëria nisi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së u zhvilua në Bruksel dhe është një hap i madh në rrugën e vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë një deklarate për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin e Republikës Çeke, e quajti këtë datë si historike dhe falënderoi popullin shqiptar që nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrra e rrugës evropiane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi gjithashtu Konferencën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri-Maqedoni e Veriut si një "moment historik" dhe vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t'ju afruar BE-së.

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu hap rruga për të nisur negociatat pasi parlamenti maqedonas votoi propozimin francez për zgjidhjen e bllokimit me Bullgarinë.

16 vite më parë, në vitin 2006, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe kështu filloi rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Më 24 qershor 2014, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat.

Quelle: https://www.rti.rtsh.al/article/albanien-ist-auf-dem-weg-in-die-eu-einen-schritt-weiter-die-erste-regierungskonferenz-findet-in-br-ssel-statt