Forschner Albania po përparon me hapa të shpejtë!
Kompania anëtare e DIHA-s, ForschnerAlbania, e cila prodhon sisteme kabllore për Daimler etj., po rritet shpejt! Pas tre vitesh të suksesshëm në Shqipëri, kompania do të fillojë punën për hapjen e një filiali të ri, me një sipërfaqe prej 30.000 m2, ku pritet të ketë rreth 1.200 të punësuar. Kompania punon si fason dhe gjatë këtyre 3 viteve është rritur shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme. Aktualisht pranë Forschner-it punojnë rreth 400 të punësuar, 90 % e tyre janë femra dhe më shumë se 60 % janë nën moshën 30 vjeç. Vetëm vitin e kaluar kompania ka punësuar 160 punonjës të rinj. Për shkak të papunësisë së lartë, nuk është e vështirë të gjenden punonjës. Për më tepër, proceset e punës nuk janë të komplikuara, megjithatë kërkojnë shumë kujdes dhe trajnimi ofrohet nga vetë kompania.
Spitalla u zgjodh si vendi për të ndërtuar filialin e ri, në mënyrë që të gjenden lehtë punonjës të rinj. Ndërtimi do të fillojë së shpejti dhe parashikohet të përfundojë brenda 2 vjetësh. Fabrika e re pritet të trefishojë kapacitetin prodhues të kompanisë.
Ndërkohë që Serbia dhe Maqedonia përpiqen prej vitesh të tërheqin investime të reja, Forschner zgjodhi Shqipërinë si vend për të investuar. Avantazhet e Serbisë dhe Maqedonisë nuk ishin shumë interesante për një kompani si Forschner, ndërsa pozita gjeografike e Shqipërisë, stabiliteti politik, pagat relativisht të ulëta dhe disponueshmëria e forcave të punës, të cilët arrijnë t’i mësojnë lehtësisht proceset e punës, ishin për të vendimtare.
Burimi: Monitor