Vizitë në aktivitet pranë Natureleas

Ditën e premte, më 22 qershor 2018, përfaqësues të DIHA-s dhe të programit GIZ SARED vizituan anëtarin e ri të DIHA-s Natureleas në Përmet.

Natureleas është një kompani Start-Up, e cila prodhon esenca bimore me cilësi të lartë, kryesisht për industritë farmaceutike dhe kozmetike në Europë.

Drejtuesi i kompanisë, Ermal Nikollari së bashku me babain e tij, inxhinier, i cili ka ndërtuar vetë linjën e prodhimit, mirëpritën grupin e vizitorëve dhe u shpjeguan atyre proceset e ndryshme të një prodhimi të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë të bimëve të egra, si p.sh. Origanum vulgare, Thymus Serpillus, Salvia officinalis, Satureja montana, Melissa officinalis, Juniperus, Laurel dhe bimëve të tjera të egra.

Bimët e egra grumbullohen nga grumbullues lokal dhe duhet të përpunohen sa më shpejt që të jetë e mundur. E rëndësishme për cilësinë e lartë të produkteve është gjithashtu uji me cilësi të lartë, i cili është analizuar para përdorimit. Për Natureleas është shumë i rëndësishëm grumbullimi dhe prodhimi në mënyrë të qëndrueshme.

Falënderojmë Natureleas për mikpritjen e ngrohtë dhe informacionin e dhënë gjatë kësaj vizite.