Kryeministri Edi Rama takon Kancelarin federal të Gjermanisë Olaf Scholz
Më datë 11.04.2021 Kryeministri Edi Rama u takua me Kancelarin federal të Gjermanisë Olaf Scholz, në zyrën e tij në Kancelarinë federale gjermane. Kryeministri Rama është Kryeministri i parë nga Ballkani që pritet në Berlin nga Kancelari Scholz, pas zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
Në takimin e zhvilluar kokë më kokë, Kryeministri Rama dhe Kancelari Scholz pohuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Gjatë konferencës për shtyp me kancelarin Olaf Scholz, kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh për disa nga çështjet e diskutuara me homologun e tij gjerman.
Rama informoi kancelarin gjerman për nismën “Open Balkan”, që nuk është asgjë më pak se një përpjekje për t'i dhënë frymë Procesit të Berlinit. Ai shpreson se Gjermania do të luajë rolin e saj në realizimin e procesit të anëtarësimit në BE, për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për të përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi se nëse negociatat me Shqipërinë nuk fillojnë në qershor për shkak se Bullgaria mund të vendosë bllokadë ndaj Maqedonisë së Veriut, ai do të kërkojë që vendi ynë të ndahet dhe konflikti midis këtyre dy vendeve të mos e dëmtojë Shqipërinë.
Quelle: rti